Duke u nisur nga vendimi i kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz për të shpallur zgjedhje të parakohshme pasi zëvendësi i tij nga partia e koalicionit u përfshi në një skandal me një oligarke ruse, ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili krahason rastin e kancelarit austriak me atë të kryeministrit shqiptar.
Në një reagim në Facebook, Vasili shkruan se kancelari Kurz vuri të parën Austrinë, ndërsa Edi Rama vë të fundit Shqipërinë.
Reagimi i plotë i Vasilit:
Morali Kurz dhe hiçmorali Edi Rama!!
Morali i Kancelarit austriak Kurz:
“Unë nuk erdha në pushtet për karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për të dhënë ndihmesën për Austrinë por, unë nuk mund të qëndroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot jap dorëheqjen dhe të thërrasë zgjedhje te parakohshme,”- tha Kurz.
Sa per Edi Ramen, po jua kursej broçkullat amorale, qe ka thënë e thotë për te justifikuar zvarritjen e jargavitjen pas këmbeve të karriges.
Është shume i lehte krahasimi i situatës mes Kurz dhe Edi Rames.
Shkëlqen morali i Kurz dhe nxin hiçmorali Edi Rama.
Vë të parën Austrinë Kurzi dhe ve te fundit Shqipërinë Edi Rama.
Kurz krenar per veten ndersa Edi Rama i shplare nga cdo krenari.
Kurz me identitet per tu admiruar ndersa Edi Rama nje kameleon per tu harruar.
Kurz një zgjidhje për Austrinë, ndërsa Edi Rama një e keqe e madhe për Shqipërinë.
Shqipërisë i duhet një Kurz dhe jo një hiç si Edi Rama.