Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Fitness”, ku është arrestuar një shtetas i shumëkerkuar nga drejtësia gjermane për vrasje.
Shtetasi Shkëlqim Kastrati, 23 vjeç me origjinë nga Kosova, lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim nga drejtësia Gjermane për veprën penale “Vrasje me dashje”.
Gjithashtu gjatë operacionit të zhvilluar në banesën e 23 vjeçarit, policia ka arrestuar dhe një shtetas tjetër, A.S banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogërave të forta në Zvicër.
Njekohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qera prej tij, 23 vjeçarin Sh. Kastrati.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Tjetër operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor “Fitness”
Operacioni nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.
Kapet dhe arrestohet një shtetas shumë i kërkuar nga drejtësia gjermane për “Vrasje me dashje”, i dënuar më parë në Gjermani për Vrasje mbetur në tentativë.
Arrestohet edhe një shtetas tjetër për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.
Shpallet në kërkim shtetasi që ju kishte lënë dy personave të arrestuar banesën e marrë me qera prej tij.
Sekuestrohen drogë e armë zjarri.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni i Kërkimit në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana finalizuan operacionin policor “Fitness”
Si rezultat i operacionit në një palestër u bë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasit:
Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.
Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit :
A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.
Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën e “Durrësit”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me fishkekë që dyshohet se i përkiste 23 vjeçarit, Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime me lëndë narkotike “Canabis Sativass”, që dyshohet se i përkiste shtetasit A.S.
Njekohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qera prej tij, 23 vjeçarin Sh. Kastrati.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe “Përkrahja e autorit të krimit