Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë një prononcimi për gazetën “Bota sot”, i është kundërpërgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe mikut të tij, Baton Haxhiut, pas sulmeve që këta të fundit po ia bëjnë atij.
Berisha thotë se në Samitin e Berlinin, ata të dy përfshirë edhe Ramën, u plagosën politikisht për vdekje, pasi sipas tij, ata humbën bejten atje.
Mendoj se argati është argat, çdo fjalë dhe qëndrim e ka të diktuar nga padroni, ndaj dhe nuk meriton asnjë përgjigje. Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiqi, të cilët së bashku me Zografin Bis shkuan në Berlin si argatë shqipfolës të Beogradit, duke tundur flamurin e Serbisë së madhe, tashmë pas Samitit janë të plagosur për vdekje politikisht pasi aty dolën para shqiptarëve dhe botës cullak argate, dmth shqipfolës që në shërbim dhe për kauzën e serbomadhes nxorën në treg tokat e Kosovës. Pas kësaj Miladini shqipfolës dhe argati in chef kanë vetëm një rrugë, të vazhdojnë deri në ditën e fundit të jetës argatinë, shërbimet ndaj padroneve të tyre të Beogradit. Ata, pengje të pashpresë, çdo ditë përsëritin si papagaj shpifjet, trillimet e ulta që u vijnë të gatshme nga Beogradi”, është shprehur Berisha.
Ai tutje thotë se per ata të tre, më e keqe është mungesa e marrëveshjes, sesa arritja e një marrëveshje të dëmshme, gjë që e kundërshton ashpër.
Fill pas Samitit, në të cilin argatët u damkosen si flamurtarë të Serbisë së Madhe dhe tregtare të pështirë të territoreve të Kosovës, Miladini shqipfolës u tha mediave ndërkombëtare sipas porosisë së padroneve se Samiti i Berlinit ishte “fjalim bosh” (empty speeches, FT) për shkakun e vetëm se aty u varros projekti i Serbisë së Madhe. Kurse në Tiranë, argatët të nxirë nga degradimi i tyre promovuan tezen sipas të cilës çdo marrëveshje (me padronin e tyre) pra edhe marrëveshja më e keqe do të ishte më e mirë se sa mungesa e marrëveshjes. Në doktrinën e marrëveshjeve, marrëveshja më e keqe kuptohet është marrëveshja e kapitullimit, në të cilën njëra palë fiton gjithçka dhe pala tjetër humbet çdo gjë. Për Miladinin shqipfolës dhe argatin in chef më e keqe se një marrëveshje e tillë qenka mungesa e marrëveshjes”, thotë Berisha.
Ish kryeministri i Shqipërisë tregon edhe arsyet pse po sulmohet nga Thaçi e Haxhiu.
“Se fundi, argatët, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi nuk ja falin dot kurrë Shqipërisë dhe Sali Berishës se me vendosmëri të palëkundur arritën me rezoluta ndërkombëtare, madje të votuara edhe nga mbi 2/3 e anëtarëve të OKB, të dënojnë botërisht kasapin e Ballkanit, Sllobon e padronit te tyre dhe të sanksionojnë në këto rezoluta njohjen konkrete të të drejtës për vetëvendosje popullit të Kosovës të drejtë që qytetarët e Kosovës do ta fitonin me gjak dhe që do te ua sanksiononte në vendimin e saj edhe Gjykata Ndërkombëtare e OKB “, ka qenë përgjigja e Berishës për “Bota sot”.