Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Demokratike ka hapur garën për kryetar.
Lajmin e dha Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Gazment Bardhi.
Edhe pse zgjedhjet brenda partisë ishin plafinikuar për tu mbajtur në korrik, ato janë përafruar për datën 13 qershor.
Ndërkohë duke nisur nga sot, mësohet se do të hapen procedurat për regjistrimin e kandidatëve.