Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shqitas të Maliqit.
Mësohet se një fermeri i ka shpërthyer granata në dorë teksa po punonte tokën.
I plagosuri është identifikuar si shtetasi Hergert Spahiu, 39-vjeç.
Sipas informacioneve ai ishte duke punuar tokën me frezë, në momentin që ka rënë në tokë me mjetin shpërthyes.
I riu është transportuar drejt spitalit, ku raportohet se ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e vjetër) ku për pasojë ky shtetas ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.