Pak momente më parë kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje ku tregohet se si janë transformuar zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Fier dhe Lushnje.
Teksa krahason pamjet si kanë qenë dhe si janë bërë, kreu i qeverisë bën me dije se do ti ofrohet shërbim 197,000 qytetarëve në vit.
“Ja si janë transformuar zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, DRSHTRR, Fier dhe Lushnje, të cilat ofrojnë rreth 197,000 në vit, duke eliminuar radhët e gjata dhe shërbyer me shpejtësi e transparencë”, shkruan Rama.