Rrallë ndodh që në ekranet televizive të shfaqen gabime të ndryshme teknike të realizimit të emisioneve.
Mirëpo, ndryshe ka ndodhur më televizionin e mirënjohur amerikan FOX 9.
Në fakt, gjatë prezantimit të parashikimit të motit ndodhi një gabim teknik, si pasojë e të cilit prezantuesja u shumëfishua në ekranin led që ndodhej pas saj.
Një situatë e tillë e bëri atë të qeshë aq shumë sa që shkaktoi të njëjtën gjë edhe tek spektatorët me të qeshurën e saj infektive.