• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

‘Ko kaina e të varfërve’: Si ky ilaç po krijon një narko-shtet

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
‘Ko kaina e të varfërve’: Si ky ilaç po krijon një narko-shtet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në verën e vitit 2015, një biznesmeni në Latakia, provincë siriane, iu afrua një shef i fuqishëm i sigurisë, i cili i kërkoi një favor. Zyrtari dëshironte që tregtari, një importues i furnizimeve mjekësore, të siguronte nga jashtë sasi të mëdha të një ilaçi të quajtur fenetilinë. Regjimi, tha ai, do të blinte sasinë.

Pas një kërkimi në internet, tregtari mori një vendim. Ai u largua nga shtëpia në të njëjtën javë, së pari duke dërguar gruan dhe fëmijët në mërgim, pastaj mblodhi çfarë mundi nga bizneset e tij dhe u largua për një fillim të ri. “Unë e di se çfarë po më kërkonin të bëja,” tha ai për Guardian nga shtëpia e re në Paris. “Ata donin përbërësin kryesor për Captagon. Dhe ai ilaç është një biznes i ndyrë.”





Prodhimi i Captagon në zemrën e Sirisë është bërë një nga historitë më të fundit të krijimit të një biznesi të ri. Nga rrënojat e Sirisë dhe shembja po aq katastrofike përtej kufirit në Liban, një realitet i ri po kristalizohet: të dy vendet do të bëhen shpejt narko-shtete, në mos janë bërë.

Zyrtarë në Europë dhe autoritete kundër krimit kanë zbuluar herë pas herë dërgesa të mëdha me Captagon. “Ata janë njerëz shumë të rrezikshëm,” tha për Guardian një zyrtar i lartë në Bejrut. “Ata nuk kanë frikë nga askush.”

Captagon është një nga disa emrat e markave për përbërjen e ilaçit hidroklorur fenetiline, që është një stimulues që shkakton varësi dhe përdoret shumë në të gjithë Lindjen e Mesme dhe ndonjëherë quhet “kokaina e një njeriu të varfër”. Përdoret gjithashtu nga grupe të armatosura dhe forca të tjera në situata beteje, ku shihet se ka veti që rrisin guximin.

Latakia në veçanti ka qenë nën vëzhgimin intensiv të policisë dhe agjencive të inteligjencës europiane dhe amerikane. Sasi të konsiderueshme janë gjetur vazhdimisht në qytete europiane, gjë që ngre dyshimin se ky ilaç nuk lidhet vetëm me Lindjen e Mesme. Zyrtarët europianë e kanë lidhur tregtimin e Captagon-it me grupet terroriste të Shteti Islamik dhe grupimin politik libanez, Hezbollah.

“Siria është një narko-shtet me dy përbërës kryesor shqetësues: hashashi dhe stimuluesi i tipit amfetaminë Captagon”, thotë një raport i organizatës Qendra për Analizë Operacionale dhe Kërkimore, e cila përqëndrohet në Siri. “Siria është epiqendra globale e prodhimit të Captagon, i cili tani është më i industrializuar, i përshtatur dhe teknikisht më i sofistikuar se kurrë.”

Në vitin 2020, eksportet e Captagon nga Siria arritën një vlerë tregu prej të paktën 3.46 miliard dollarë./anabel

Pas

“Duke rritur një pirat” modelja shqiptare çudit me foton ku tregon barkun e rrumbullakosur

Para

Pamje që të thyejnë zemrën, 5 vjeçarit me leuçemi i duhen 130.000 euro të jetojë

Para
Pamje që të thyejnë zemrën, 5 vjeçarit me leuçemi i duhen 130.000 euro të jetojë

Pamje që të thyejnë zemrën, 5 vjeçarit me leuçemi i duhen 130.000 euro të jetojë

Të Gjitha

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

nga Fast News
10:00 | 19/06/2025
0

“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

nga Fast News
09:30 | 19/06/2025
0

Roli i Ngushticës së Hormuzit në tregtinë globale – Si mund të ndikojë bllokimi i saj në furnizimin me naftë?

Roli i Ngushticës së Hormuzit në tregtinë globale – Si mund të ndikojë bllokimi i saj në furnizimin me naftë?

nga Fast News
09:00 | 19/06/2025
0

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

nga Fast News
08:30 | 19/06/2025
0

Recent News

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

10:00 | 19/06/2025
“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

09:30 | 19/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar