• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kërkohet në të gjithë botën/ Mediat e huaja publikojnë foto të bossit turk nga hoteli në Tiranë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Kërkohet në të gjithë botën/ Mediat e huaja publikojnë foto të bossit turk nga hoteli në Tiranë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Së fundmi mediat turke kanë publikuar fotot e milionerit turk të kriptmonedhave Faruk Fatih Özer.

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe thuhet se pas arratisjes fshihet në Shqipëri.

Sipas raportimit të mediave, në foton e mëposhtme, i riu shihet teksa kryen procedurat e “Check In-it” në një hotel në Tiranë.

Por shkrimi vijon më tej duke theksuar se themeluesi i shkëmbimit të monedhës kripto Thodex, shoqërohet nga një person tjetër që edhe e ka pritur në aeroportin “Nënë Tereza”.

Raportohet se Faruk Fatih Özer, shefi i arratisur i shkëmbimit të monedhës kripto me emrin Thodex, i kërkoi motrës së tij Serap Özer të gjitha dokumentet e kompanisë në 18 Prill për shkak të problemeve të biznesit dhe iku në Shqipëri dy ditë me vonë. Në deklaratën e saj, Serap Özer, e cila u ndalua për hetim, deklaroi se vëllai i saj Faruk Fatih Özer kërkoi një raport piraterie të kompanisë në 18 Prill, 2021, dokumente në lidhje me rastet e kompanisë, bilancin e gjykimit dhe dokumentet e buxhetit e vendimin.  Özer shkoi jashtë vendit me këto dokumente dhe miliona dollarë para kripto që fitoi duke mashtruar 400 mijë njerëz.

Özer, është parë në njërin nga hotelet ku ai ka qëndruar pas arratisjes së tij dhe është parë në shoqërinë e një burri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Shtetasi shqiptar me të cilin ai u pa në foto raportohet se është ai që e priti në aeroport dhe e çoi në hotel dhe që aktualisht është në kërkim nga policia shqiptare mes të dyshuarve.

Ndërkohë, mediat turke bëjnë të ditur se biznesmeni turk po fshihet në Shqipëri nga mafia, duke e bërë më të vështirë edhe identifikimin e vendndodhjes së tij. Ata deklarojnë se ai po mbrohet në këmbim të ryshfetit.

Autoritetet turke në anën tjetër kanë vazhduar operacionet intensive për kapjen e bosit të kriptomonedhës turke “Thodex” që dyshohet se fshihet prej dy javësh në Shqipëri bashkë me një server, brenda të cilit mbahen 108 milion dollarë në kriptomonedha.

Mediat turke raportojnë se policia ka dërguar një ekip prej pesë personazh në Ballkan, ku njëri prej tyre është duke punuar me autoritetet shqiptare me qëllim gjetjen dhe kapjen e Faruk Fatih Özer, i cili dyshohet se ka zhdukur rreth 2 miliard dollarë të më shumë se 390 mijë investitorëve në kriptomonedhën turke “Thodex”.

Ndërkohë, katër të tjerë kanë shkuar në Kosovë, Maqedoni, Bosnje dhe Mal të Zi ku dyshohet se turku mund të arratiset.

Media turke “EnSonHaber” shkruante se fill pas ardhjes në Shqipëri, Faruk Fatih Özer u vendos në një hotel pranë Zogut të Zi në Tiranë duke prenotuar tre netë, por se doli prej andej natën e dytë duke u fshehur në një shtëpi pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë. Ajo ishte shtëpia e çiftit që e priti në Rinas.

“EnSonHaber” raporton duke iu referuar burimeve nga policia turke se Faruk Fatih Özer  nuk ndejti shumë aty pasi u zbulua nga autoritetet duke u transferuar në një tjetër zonë, pikërisht në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Por nuk ishte e thënë për turkun e famshëm pasi edhe ky vend ku ai fshihej u zbulua nga policia duke bërë që të transferohet së fundmi në zonën e “21 Dhjetorit” ku edhe ka humbur gjurmët.

Ndërkohë, policia sipas mediave turke ka blinduar edhe Fierin e Vlorën pasi dyshohet se Faruk Fatih Özer mund të arratiset me skaf për në Itali.

Pas

“Koha t’ia heqim këtë turp Shqipërisë” Balla flet për shkarkimin e Metës, lëshon thirrjen urgjente për Bashën

Para

Tension në Kuvend/ “Mos rrini në kafe” Ralf Gjoni kërkon fjalën, i kthehet kryetarja: Paguheni me taksat e shqiptarëve

Para
Tension në Kuvend/ “Mos rrini në kafe” Ralf Gjoni kërkon fjalën, i kthehet kryetarja: Paguheni me taksat e shqiptarëve

Tension në Kuvend/ “Mos rrini në kafe” Ralf Gjoni kërkon fjalën, i kthehet kryetarja: Paguheni me taksat e shqiptarëve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar