Prokuroria e Tiranës kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i cili akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Hetimi për ish gjyqtarin nisi pas seancës dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku konstatoi se Thanza është dënuar me vendim të formës së prerë për grabitje në Itali.
Vetë ish gjyqtari ka pretenduar se procesi ndaj tij nuk është ligjor dhe ai nuk ka pasur detyrim të deklaronte një fakt të tillë.