Apple ka nisur kësaj jave një përditësim të ri për celularët e saj iPhone në të cilat përfshihet një mjet i fuqishëm i ruajtjes së privatësisë, dhe për të mos e përdorur atë duhet të zgjidhet opsioni përkatës. Kështu që ata që nuk e kanë bërë ende përditësimin, të mos vonojnë.
Mjeti anti-gjurmues i sistemit iOS 14.5 është një kërcënim për Facebook dhe rrjete të tjera që gjurmojnë metodën e përdorimit të rrjetit nga përdoruesit.
Prandaj Facebook ka tentuar të lëvizë kundër instalimit të opsionit të Apple App Tracking Transparency (ATT), i prezantuar nga kompania prej qershorit.