Nuk kanë fund të papriturat pas zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan të dielën e 25 prillit.
Pas numërimit të kutive të votimit për partitë në 511 qendra votimi në Elbasan, ka nisur dhe votimi i kandidatëve për secilën parti.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, në Partinë Demokratike kryeson, Fadil Merzheku, i cili ka siguruar 2690 vota deri tani, ndërkohë që është i 11 në listë.
Pas tij renditet Dashnor Sula me 2542 vota, ndjekur nga Luçiano Boçi me 1222, duke lënë pas emra të njohur si shkrimtarja Flutura Açka, apo sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Gazmend Bardhi, të cilët kanë marrë më pak vota.
Deri më tani janë numëruar 112 qendra votimi nga 511 në total për votat preferenciale ndaj kandidatëve.