Mbyllet numërimi dhe në qarkun e Lezhës.
Sipas të dhënave të KQZ deri më tani janë numëruar 249 kuti.
Fituese është shpallur Partia Demokratike, ndërsa forcë e dytë është PS.
Partia Demokratike ka arritur të marrë 4 mandate deputetesh dhe Partia Socialiste 3 mandate. Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim pësoi rënie të konsiderueshme në këto zgjedhje, duke mos arritur të marrë asnjë mandat deputeti.