Ndërsa në vend raportohet se janë numëruar mbi 60% e votave, çudia është se është regjistruar një numër rekord fletësh votimi të pavlefshme.
Thënë ndryshe, referuar të dhënave nga Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve, deri më tani janë shpallur të pavlefshme 54 382 fletë votimi. Gjithsej, numri i fletëve të numëruara është 1 060 983, mirëpo vetëm 1 milion fletë votimi janë cilësuar si të vlefshme.
Lëvizja Socialiste për Integrim që është parti e tretë ka 69 394 vota, ndërsa PS e Tom Doshit që ka nxjerrë dy deputetë ka 22 408 vota.








