Rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit me shifrat e publikuara deri në këto momente i japin një fitore bindëse Partisë Socialiste.
Dicka e tillë duket se nuk mund të kapërdihet lehtë nga reperi i famshëm Arkimed Lushaj. Stresi, i njohur si një mbështetës i flaktë i PD, ka postuar në rrjete sociale një fotografi, ku shfaqet me armë në dorë teksa ka paralajmëruar luftë civile.
Referuar rezultatit të deritanishëm Arkimedi i drejtohet Partisë Socialiste duke thënë se ajo mund t’i manipulojë votat e 25 prillit, por sipas tij do të shkaktojë luftë civile në vend.
“Manipuloni sa të doni votat! Luftë civile do keni nesër mbrëma,”, ka shkruar reperi.








