Një incident raportohet se ka ndodhur në Rrogozhinë pasditen e kësaj të hëne. Gazetarja e ABC Xhensila Kodra raporton se konflikti ka nisur gjatë procesit të numërimit të votave dhe më pas është zhvendosur edhe në ambientet e jashtme të KZAZ-së.
Policia ka mbërritur menjëherë në zonën ku ka ndodhur incidenti dhe ka rrethuar godinën me shiritin ndarës për të ndaluar qytetarët që të afrohen në godinën ku vijon procesi i numërimit të votave.







