Në një tjetër KZAZ në Tiranë, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim bashkë me kolegen e saj suedeze dhe ambasadorin spanjoll, kanë zhvilluar inspektim ku procesi I numërimit kishte 7 orë që është ndërprerë.
Kim në deklaratë për mediat tha se u fol me numëruesit për problemet dhe mos-pajtimet mes palëve, ndërkohë që i bëri thirrje liderëve politikë që të mos shpallin fitore para kohe, pavarësisht entuziazmit të madh.
“Jam këtu me ambasadoren e Suedisë, ambasadorin spanjoll. Kjo tregon interesin tonë të vazhdueshëm për Shqipërinë, donin të vinin vetë personalisht për të parë situatën nga afër. Më lejoni të ftoj kolegen time suedeze.”, u shpreh ambasadorja e SHBA Yuri Kim.
Ndërkaq, ambasadorja suedeze Elsa Hastad u shpreh se procesi I votimit është më irëndësishmi i demokracisë.
“Suedia dhe BE ndodhet këtu sepse ky proces është më i rëndësishmi i demokracisë. Jemi këtu për t’ju mbështetur shumë. Për këtë arsye vendosëm të vinim me ambasadorin spanjoll dhe ambasadoren e SHBA.”, u shpreh ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad
Ndërkaq, në fjalën e tij ambasasori spanjoll u shpreh: “Doja të shtoja që jemi duke ndjekur këtë proces nga shumë afër dhe gjithashtu donim të siguroheshim që demokracia të triumfojë. Jam mirënjohës për kolegen time amerikane dhe suedeze.”
Në deklaratën e saj ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim vijoi: Folëm çfarë po ndodhte këtu, si po vijon procesi, folëm për mospajtime që ndodhin dhe në SHBA. Më e rëndësishmja është që të ketë një proces racional dhe transparent. Më lejoni të nënvizoj që e gjithë bota është me sytë nga Shqipëria. Miqtë tuaj, Suedia, Spanja, SHBA të gjithë janë duke parë dhe duke pritur që ju t’ja dilni mbanë dhe me sukses. Është gjë e mirë që numëruesit të punojnë fort pa u lodhur. Votuesit e kanë bërë punën e tyre. Autoritetet janë duke e bërë punën e tyre. Tani detyra e kandidatëve është që të mbeten të qetë dhe të presin rezultatin. E di që keni entuziazëm dhe disa e kanë shpallur fitore, kështu le të ruajmë qetësinë dhe të presim se çfarë do të thotë populli.







