Një situatë e pazakontë është krijuar së fundmi në numërimin e votave.
Mësohet se një përfaqësues i LSI në Fier ka rezultuar pozitiv me C OVID19 gjatë procesit.
Bëhet fjalë për Klejdus Ahmetin, sekretar i kësaj force politike në KZAZ nr.59.
Më pas punonjësit e DSHP kanë mbërritur në KZAZ 59 në Fier duke i bërë testin e shpejtë, i cili ka dalë pozitiv. Vëzhguesi i KZAZ 59 kishte simptoma si ethe dhe temperaturë e ndërsa është larguar nga KZAZ-ja pas rezultatit.







