Ka mbaruar numërimi i votave në KZAZ me nr.76 të Përmetit.
Deri në fund janë arritur të numërohen 46 kuti.
Për pasojë Partia Socialiste është shpallur fituese dhe ka arritur të sigurojë 3.466 vota.
E dyta është renditur Partia Demokratike me 1.939 vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim, me 527 vota.
Kujtojmë se më herët, Partia Socialiste është shpallur fituese në Bashkitë e Pustecit, të Memaliajt si dhe në Njësinë 10 në kryeqytet.







