Kandidati për deputet i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka reaguar i revoltuar pas rezultatit të zgjedhjeve.
Gjatë një deklarate për mediat nga një qendër votimi në Dibër, ka thënë se demokratët kanë parë dhe kapur një makinë që ndante para.
“Jam shokuar sepse qëndrimi i pjesëmarrjes antuziasmi i tyre dhe konvertimi në vota është totalisht I kundër. Çudia ndodh se në disa fshatra dhe lagje më parë kishin ektuziazëm të jashtëzakonshëm dhe janë konvertuar tjetërsim votash.
Kemi patur disa bastione dhe ato kanë marrë rezultate negative. Kjo qeveri nuk heq dorë nga blerja e votave, atje ku ka gjetur terren e ka bërë. E gjithë Shqipëria e di që ne kemi kapur një makinë me para, si ajo ka patur me dhjetra. Exit Pollet nxjerrin fitues PD dhe në fakt shohim disa rezultate të papranueshme”, tha Mziu.








