Ka përfunduar dhe numërimi në Bashkinë e Këlcyrës.
Sipas të dhënave rezulton se Partia Socialiste ka marrë shumicën, ku më pas e ndjekin Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Konkretisht, PS ka marrë 1750 vota, PD 1070, LSI 509 nga 18 kutitë e numëruara.
Më herët numërimi ka përfunduar në bashkinë e Himarës, ku PS ka marrë 3447 vota, PD 1854 dhe LSI 341.







