Mëngjesin e sotëm rezultati i parë i votimit në Tiranë erdhi nga njësia 10.
Në këtë zonë u implementua vota elektronike për herë të parë.
Kujtojmë se Partia Socialiste mori 6.007 vota në këtë zonë, ndërsa e dyta u rendit Partia Demokratike me 4.550 vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim me 628 vota.
Përgjigja doli edhe për kandidatin preferencial. Nga kandidatët e Partisë Socialiste më i votuari doli Fatmir Xhafaj, i cili është dhe kandidati për deputet në këtë zonë. Ndërsa në radhët e Partisë Demokratike, më i votuari u shpall Agron Shehaj.
Pas publikimit të këtij rezultati, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Mbi videon e publikuar, ku u shfaq kryebashkiaku Erjon Veliaj, Rama falenderon Njësinë 10 për besimin, si dhe bën thirrje që të numërohet deri në votën e fundit.
“Deri në votën e fundit.
Faleminderit zgjedhësve të Njësisë 10, Tiranë ”, shkroi Rama.







