Kandidati për deputet i LSI në qarkun e Beratit Lefter Maliqi ka deklaruar se nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve.
Ai pretendon se votat janë grabitur, blerë dhe manipuluar nga krimi e mafia.
“Te dashur bashkeqytetaret e mi ne qarkun e Beratit. Une, ne respekt te vullnetit tuaj, nuk i pranoj keto zgjedhje, kurre dhe pike. Votat e mia jane grabitur, jane blere, jane manipuluar, nga krimi dhe mafia, per mua jo vetem ne qarkun Berat por ne gjithe vendin, dicka e tmerrshme fshihet”, shkruan Maliqi në rrjetet sociale.
“Rezultati i deritanishem eshte skandaloz dhe i pavertete. Mbetem me i forte se kurre, besoj qe e verteta do te zbardhet, dhe ndeshkimi do te jete i rende. Vazhdoj me koken lart dhe me besim ne Zot, drejt sfidave reale me fitore kunder krimit, droges dhe mafies”, thekson ai.








