Në Durrës një kuti votimi ka dalë e parregullt, pasi nuk i kishte fletët e votimit të papërdorura brenda saj, ashtu siç e përcakton ligj.
Kutia i përket qendrës së votimit 13 301 në zonën e Ishëm, Shkafanë.
Sipas kreut të KZAZ 21 nuk kishte brenda te gjitha materialet zgjedhore, ndërsa ende nuk dihet nëse do shpallet e pavlefshme.
KZAZ 21 është më e madhja në Durrës dhe nga 108 kuti votimi kanë mbërritur vetëm 60 kuti.







