Beteja e ndarjes së mandateve mes dy forcave kryesore politike në vend, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike do të jetë garë deri në momentin e fundit, referuar Exit Poll-it të Top Channel.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndajnë midis tyre 17 mandate, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim merr 2 mandate.
PS fiton 44.6% të votove, ndërsa PD 46.4% të votave.
Partisë Demokratike i duhen 4 mijë vota për të marrë mandatin e 18-të. Nëse një situatë e tillë do të ndodhë, mund të themi që është përmbysja më e madhe që ka pasur kryeqyteti. Sipas gazetarit Baton Haxhiu PS-ja mund të marrë një mandat, por kjo duket e vështirë, pasi për një mandat deputeti në kryeqytet duhen 19.771 vota.








