• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Zgjedhje në Shqipëri/ Nis zyrtarit procesi, ja sa qytetarë do ti drejtohen sot kutive të votimit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Zgjedhje në Shqipëri/ Nis zyrtarit procesi, ja sa qytetarë do ti drejtohen sot kutive të votimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pas 4 vitesh, ditën e sotme do të zhvillohen zgjedhjet elektorale të 25 prillit.

Procesi ka nisur që në orën 07:00 të mëngjesit, ku 3 milionë e 600 mijë shqiptare do ti drejtohen kutive të votimit.

Ata do të zgjedhin 140 deputetët e legjislaturës së ardhshme.

Për të ushtruar të drejtën e votës,  zgjedhësit do të duhet të paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Qarku Kukës është ai që nxjerr më pak deputetë, vetëm 3. Ndërkohë që nga Tirana, e cila ka dhe numrin më të madh të popullsisë në vend, përftohen 36 mandate ligjvënësish.

Në këto zgjedhje parlamentare, do të garojnë 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e 25 Prilli, sjellin risi. Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit do të duhet të votojë për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit do të identifikohet nga një numër e jo emri i tij.

Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë. Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë.

Për herë të parë në Shqipëri do të aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi do të jenë të instaluara pajisje elektronike, të cilat do të kryejnë identifikimin elektronik të zgjedhësve. Një mjet ky i cili do të mundësojë shmangien e votimit të dyfishtë, votimit familjar apo votimit për një person tjetër. Ndërkohë në Zonën Administrative Zgjedhore Nr. 40, e cila përkon me Njësinë Administrative Nr. 10 në Tiranë, do të zbatohet projekti pilot për votim dhe numërim elektronik. Votuesit do të votojë në pajisjen elektronike si për subjektin politik, ashtu edhe për kandidatin preferencial.

Zgjedhjet e së dielës kanë tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, që do të jenë të angazhuar në vëzhgimin e tyre. Vëmendja do jetë kudo, por të ashtuquajtura zona të nxehta do tërheqim më shumë syrin e vëzhguesve ndërkombëtarë, për të cilët standardet e zgjedhjeve mbizotërojnë mbi gjithçka.

Zgjedhjet e 25 Prillit do të zhvillohen në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19. E për këtë çdo votues do të duhet të jetë iu pajisur me mjetet mbrojtëse. Ndërkohë që çdo pjesëtar i Qendrave të Votimit apo edhe ata gjatë numërimit, do duhet të jetë i pajisur me këto mjete mbrojtëse.

As në këto zgjedhje, qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk do të mund të votojnë. Votimin e tyre, politika ia la në dorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por ky mbeti vetëm një projekt në letër dhe faji për dështimin mbeti rrugëve.

Pas

Të zjarrtë dhe pasionantë, këto janë shenjat e zodiakut më të mira në shtrat

Para

Sot votohet për Parlamentin dhe Qeverinë e 4 viteve të ardhshme

Para
Sot votohet për Parlamentin dhe Qeverinë e 4 viteve të ardhshme

Sot votohet për Parlamentin dhe Qeverinë e 4 viteve të ardhshme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si pritet moti këtë javë?

Si pritet moti këtë javë?

nga Fast News
12:08 | 21/09/2025
0

Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

nga Fast News
11:57 | 21/09/2025
0

Ndryshon gjeografia e tregtisë. Bien shkëmbimet me Italinë, rriten me Kinën

Ndryshon gjeografia e tregtisë. Bien shkëmbimet me Italinë, rriten me Kinën

nga Fast News
11:29 | 21/09/2025
0

Çfarë nuk duhet të bëni kur nisni emaile pune

Çfarë nuk duhet të bëni kur nisni emaile pune

nga Fast News
09:51 | 21/09/2025
0

Recent News

Si pritet moti këtë javë?

Si pritet moti këtë javë?

12:08 | 21/09/2025
Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

11:57 | 21/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar