Zv.kryeministri Erion Braçe thotë se nuk është e vërtetë që Elsa Bita, aktivistja e PD-së në Divjakë të jetë dhunuar ditën e sotme nga shefi i Komisariatit, Altin Shehu.
Braçe ka publikuar një deklaratë të spitalit të Lushnjes, ku u trajtua aktivistja e PD, në të cilën thuhet se nuk ka thyerje të kockave.
Gjithsesi, në deklaratë thuhet se pacientes iu vendos një allçi mbrojtëse.
Mesazhi i Erion Braçes
Çfarë mashtrimi, çfarë turpi, çfarë neverie!
Gjithë historia që çmendi dynjanë sot në mengjes me “thyerjen e dorës se një gruaje në Divjake”, është mashtrim
Zero thyerje dore, parakrahu apo krahu.
Zero thyerje qafe, zero ndrydhje qafe.
Zero thyerje apo ndryshje gjëkundi tjetër në trup!
Zero shenja dhune kudo në trup.
Gjithçka pas grafisë e skanerit, konfirmuar nga grafia dhe skaneri.
Tani krimineli Sali Berisha, sivellau i tij Ilir Meta, të kene turp për çdo ndyrësi që nxorren nga goja e me të cilën ndyne të vërtetën!
Me mua s’do ja dilni kurrë, sa kohë kam vetëm një rrugë ku eci e jetoj, rrugën e ligjit, drejtësisë e zotit.
Ndërkohe pergjigje për kriminelet ordinere në strukturen e Mbikqyrjes së Territorit” a keni?