• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Becchetti fiton gjyqin me Shqipërinë, kërkon një shumë marramendëse

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Becchetti fiton gjyqin me Shqipërinë, kërkon një shumë marramendëse
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti do t’i kushtojnë qytetarëve shqiptarë shifrën marramendëse të 110 milionë eurove. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian. Vendimi është marra para pak ditësh dhe SYRI.net e ka konfirmuar nga dy burime të pavarura, përfshirë Avokaturën e Shtetit.

Fatura, që përbën një goditje fatale për financat e shtetit është gjoba më e madhe që ka marrë ndonjëherë Shqipëria nga një gjykatë ndërkombëtare. Këtë faturë, qytetarët shqiptarë do ta paguajnë për shkak të deklaratave të kryeministrit Edi Rama në media dhe rrjetet sociale në qershor të vitit 2015.





Padia

Gjatë asaj kohë, pak ditë pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Beçhetin për pastrim parash.

Në deklaratën e tij në rrjetin social Twitter, kryeministri Rama, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës e lidhi sekuestrimin e aseteve të televizionit Agon Channel me dekriminalizimin e politikës nga elementët kriminal.

‘Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses,’ shkruante Rama në tëitterin e tij personal.

Menjeherë pas këtyre deklaratave, Fancesco Becchetti e paditi Shqipërinë në gjykatën e arbitrazhit në Strasburg, në të cilën pretendonte se deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama kanë shkelur prezumimin e tij të pafajësisë.

Padia e ngritur nga Becchetti është depozituar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg me 21 tetor 2015 dhe i është komunikuar qeverisë shqiptare në 12 janar. Në po të njëjtën kohë, biznesmeni italian bëri dhe një tjetër padi kundër Shqipërisë për sekuestrimin sipas tij pa të drejtë të televizionit Agon Channel.

Pas një kalvari të gjatë gjyqësor, gjykata i ka dhënë të drejtë Becchettit duke e gjetur kryeministrin dhe qeverinë shqiptare fajtore, dhe duke e dënuar Shqipërinë me faturën e çmendur prej 110 milionë eurosh. Fatura është sa ndihma ekonomike e tre viteve që qeveria jep për të gjithë të varfrit në Shqipëri ose sa 1 për qind e Prodhimit Kombëtar të Shqipërisë.

Pas

Zëvendësoi mikun personal të Ramës, ky është drejtori i ri i Agjencisë së Bregdetit

Para

DASH paralajmëron qytetarët: Mos shkoni në Irak, rrezik nga terroristët

Para
DASH paralajmëron qytetarët: Mos shkoni në Irak, rrezik nga terroristët

DASH paralajmëron qytetarët: Mos shkoni në Irak, rrezik nga terroristët

Të Gjitha

Veshjet për ushtrinë/ Manifaktura apel qeverisë: Mundësi strategjike, na ndihmoni me kontratat

Veshjet për ushtrinë/ Manifaktura apel qeverisë: Mundësi strategjike, na ndihmoni me kontratat

nga Fast News
10:00 | 28/07/2025
0

Ushqimet që janë të mira për t’u ngrënë në verë, mbrojnë lëkurën nga dielli

Ushqimet që janë të mira për t’u ngrënë në verë, mbrojnë lëkurën nga dielli

nga Fast News
09:30 | 28/07/2025
0

Zjarret përfshijnë vendin, qeveria paralajmëron ashpërsim masash nda piromanëve

Zjarret përfshijnë vendin, qeveria paralajmëron ashpërsim masash nda piromanëve

nga Fast News
09:00 | 28/07/2025
0

Jo vetëm për turizëm, rritet numri i të huajve që vijnë për biznes dhe atyre tranzitë

Jo vetëm për turizëm, rritet numri i të huajve që vijnë për biznes dhe atyre tranzitë

nga Fast News
08:30 | 28/07/2025
0

Recent News

Veshjet për ushtrinë/ Manifaktura apel qeverisë: Mundësi strategjike, na ndihmoni me kontratat

Veshjet për ushtrinë/ Manifaktura apel qeverisë: Mundësi strategjike, na ndihmoni me kontratat

10:00 | 28/07/2025
Ushqimet që janë të mira për t’u ngrënë në verë, mbrojnë lëkurën nga dielli

Ushqimet që janë të mira për t’u ngrënë në verë, mbrojnë lëkurën nga dielli

09:30 | 28/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar