Vajza që shikoni në foto është efektivja e forcave “Shqiponja” që mbeti e plagosur ditën e sotme në Elbasan.
Ngjarja u regjistrua në lagjen ‘5 Maj’, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Gazetarja Klodiana Lala në një raportim për ‘Neës24’ nga vendi i ngjarjes, u shpreh se Sota ishte duke kaluar rastësisht në vendin e ngjarjes, kur ka parë në rrugë një sherr dhe ka ndërhyrë, duke u plagosur.
Bëhet me dije se ajo ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.