Ditën e djeshme gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi një audio-përgjim, ku kreu i Kadastrës Artan Lame, iu kërkonte vartësve që të zvarrisnin qytetarët, që ‘hallin’ e tyre ta përdornin për zgjedhjet e 25 prillit.
Lame shprehej se kishte patur një bisedë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, ku kishin rënë bashkë dakord që para zgjedhjeve mos ti thuhej askujt se banesat nuk do të legalizoheshin, pasi në të kundërt ata do të ishin “mish për topi” e kundërshtarit.
Pas këtij audiopërgjimi, kreu i SPAK Arben Kraja njoftoi nisjen e verifikimeve, ndërsa gazetari Hoxha shpreh gadishmërinë e tij për të ngjitur sërish shkallët e SPAK, për herë të tretë që pas krijimit të këtij organi të ri të drejtësisë.
Me humor Hoxha njofton ndjekësit e tij, se në rast se nuk do tiu përgjigjet dot në telefon, ata duhet ta dijnë se ai është celulari i tretë që do ti sekuestrohej nga prokuroria. Teksa kujton një prej çështjeve që e kanë bërë të thërritej në prokurori, ajo për drogën me avion, Hoxha thotë se e vetmja provë kriminale që mbahet nga akuza është celulari i tij.
REAGIMI I PLOTE:
Epo mire, ja kam marre doren ngjitjes se shkalleve te SPAK-ut. Nuk e kam per here te pare. Te pakten dy here kam qene vitin e kaluar ne SPAK, dhe 6 here te tjera, ne prokurorite e rretheve per denoncimet e parcelave me kanabis…
Gjithsesi, qe te jemi te qarte, nese nuk u pergjigjem ne telefon, mos u shqetesoni. Nuk kam “humbur” me deshire…. Ose me kane sekuestruar telefonat serish dhe nuk kam mundesi te pergjigjem, ose me kane “sekuestruar” edhe mua me gjithe telefona…
Por ç’do e keqe e ka nje te mire. Sepse do te kem edhe njehere tjeter mundesine, te interesohem per dy celularet e mi te sekuestruar me 15 shtator 2016, nga paraardhesja e SPAK, Prokuroria e Krimeve te Renda…
Piloti veteran italian, qe u rrezua ne grykederdhjen e lumit Ishem, Guido Andrea Guidi, pas 5 muajeve izolimi ne Shqiperi, u la i lire te kthehet ne shtepi, pa i hyre gjemb ne kembe. Edhe avioni i tij, qe do te transportonte 200 kg kanabis, u riparua dhe tashme eshte kthyer ne fluturim ne Itali.
Te vetmet prova “kriminale” ne kete tentative te trafikut nderkombetare te kanabisit, kane mbetur dy celularet e mi, qe ne fakt sherbyen per te denoncuar pikerisht kete narkotrafik. Jeta vazhdon….