Monika Kryemadhi ka komentuar sjelljen dhe deklaratat e Presidentit Ilir Meta që tha para pak ditësh se edhe fëmijët e tij është i aftë t’i shuajë për Shqipërinë njësoj si Adem Jashari.
E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha se Meta është burrë i çuditshëm, është nga ata që sapo e merr e bija në telefon i shkon menjëherë në shtëpi, por për vendin i tejkalon caqet.
Pjesë nga biseda:
Monika Kryemadhi: Do më bësh që të zihem prapë me zotin Meta ti mua
Blendi Fevziu: Po do të ndajnë këta
Pyetje: Ilir Meta tha se fëmijët e tij do të shuhen sit ë Adem Jasharit për vendin
Monika Kryemadhi: Për aq sa e njoh Ilir Metën për marrëdhënien me shtetin, i kalon kompetencat e familjes. Është i çuditshëm, kur e thërret vajza shkon menjëherë në shtëpi, u përgjigjet gruas, fëmijëve, motrës. Është familjar. Por në marrëdhëniet institucionale është një nga ana njerëz që i kapërcen. Unë di që Adem Jashari u rrethua nga forcat serbe dhe luftoi deri në fund
Pyetje: Presidentin kush e ka rrethuar
Monika Kryemadhi: Presidentin e ka rrethuar krimi.