Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbërritur në Kavajë siç kishte paralajmëruar dhe i ka bërë thirrje nga Kavaja kryeministrit Edi Rama të reflektojë dhe të rrëfehet tek SPAK.
Në shoqërinë e tij ishte dhe kandidatja e PD Grida Duma.
“Jemi bërë faqja e zezë e botës për qejfin tënd. 3 vjet na bllokove me atë të Fierit, tani dhe 5-6 vjet. Thellohu, reflekto dhe shko tek SPAKU dhe rrëfehu vetë! Me qetësi. Presidenti e ka detyrë të bëjë thirrje për reflektim. Me qetësi! Çdo njeri që bën krime zgjedhore do të përgjigjet. Nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese”, deklaroi Meta.