Sherr i dhunshëm mes kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Durrës. Alban Xhelili dhe Erion Meka janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.
Alban Xhelili renditet i dyti në listën e Partisë Socialiste në Durrës, ndërsa Meka i 15-ti. Ngjarja ka ndodhur në shtabin e PS-së në qytetin e Durrësit.
Në konflikt është përfshirë gjithashtu edhe shefi i shtabit të PS-së për zonën e Plazhit, Eri Kapllani teksa është dashur ndërhyrja e policisë për të ndarë kandidatët, të cilët kanë shkëmbyer grushta e shkelma në drejtim të njëri tjetrit.
Në komisariatin e Durrsësit janë shoqëruar 6 persona, midis të cilëve dy kandidatët për deputetë si dhe shefi i shtabit të PS-së, Eri Kapllani.