Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë urgjente, ku ka folur për skandalin e nxjerrjes së të dhënave të qytetarëve.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë ambasadorëve të huaj dhe shqiptarëve që ta ndjekin në “Facebook” deri më 25 prill, pasi do të denoncojë të gjitha rastet e blerjes së votave.
Kreu i Shtetit nuk është ndalur me keq, por i ka bërë SPAK të gjitha pyetjet që një politikane gjermane kishte bërë një ditë më parë.
Meta tha se pyetjet e saj janë censuruar nga mediat që kontrollohen nga pushteti. Presidenti Meta ka bërë 7 pyetje, për t’i ardhur në ndihmë SPAK, gjatë hetimit.
PJESE NGA DEKLARATA E ILIR METES:
Më ndiqni në Facebook në aksionin që ka rëndësi për 100 vitet e ardhme. E kam thënë se këto zgjedhje kanë një rëndësi për 100 viteve e ardhshme të Shqipërisë.
Pse ju them që më ndiqni në fb deri më 26 prill.
U bënë 7 ditë që i kam kërkuar prokurorisë të nisë hetimet për keqpërdorimin e të dhënave nga Partia Socialiste.
Pyetjet që ngrinte politikania gjermane dje, që u censurua dje për keqpërdorimin kriminal të të dhënave.
Këto pyetje duhet t’ia bëjë SPAK Edi Ramës sot, se pas 25 prillit normal që do ia bëjë:
1. Cila është procedura konkrete e plotësimit të listës?
2. Nga janë marrë dhe dhënat dhe në çfarë baze të dhënat janë në servera?
3. Cila është baza ligjore e mbajtjes së të dhënave pa dijeninë e këtij personave?
4. Nëse të dhënat janë marrë derë më derë, ku ekziston materiali që qytetarët lejojnë me firmë përdorimi i të dhënave të tyre?
5. Po nëse qytetarët nuk kanë dorëzuar të dhënat personale, nga janë marrë këta të dhëna?
6. Në lista ka emra njerëzish që quhet si patronazhet dhe kujt i dorëzohet?
7. Kush janë personat që kanë dijeni për këto shërbime dhe çfarë ndodh më pas me ta?
8. Po nëse qytetarët nuk i kanë dhënë vetë të dhënat, nga janë marrë ato?
9. Vota është e lirë dhe e fshehtë, mbi çfarë bazash publikohet e fshehta e votës?