• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shkatërrohet rrjeti i “skifterëve” Francë-Shqipëri, policia jep detaje për operacionin me 8 të arrestuar

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Shkatërrohet rrjeti i “skifterëve” Francë-Shqipëri, policia jep detaje për operacionin me 8 të arrestuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka dhënë sot detaje në lidhje me operacionin e koduar “Akuila 2019”, ku u arrestuan 8 persona të cilët akuzohen për vjedhjen e banesave dhe lokaleve.

Operacioni është zhvilluar në të njëjtën kohë në Francë dhe në Shqipëri.

Gjatë arrestimit janë gjetur dhe sekuestruar në vecanti në Shqipëri, disa objekte të vjedhura në Lorraine, Francë, në fund të vitit 2018, duke përfshirë dhe bizhuteri të identifikuara me ndihmën e hetuesve francezë.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Policia e Shtetit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Operacion i koduar “AKUILA 2019”, zhvilluar mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policisë Franceze dhe organeve të drejtësisë franceze, i koordinuar nga Europol.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Francë dhe në Shqipëri.

Goditet dhe shkatërrohet një grup i strukturuar kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe lokaleve, ku përfunduan në pranga të gjithë anëtarët e këtij grupi kriminal.

Arrestohen 8 persona, nga këta 5 në Francë dhe 3 në Shqipëri.

Nëpërmjet ndërmjetësimit të oficerit ndërlidhës shqiptar të atashuar pranë zyrave qendrore të luftës kundër krimit shëtitës në Paris, u kryen shkëmbime informacionesh midis grupeve hetimore në Francë dhe zyrës së Task – Forcës “Anti – Skifter”, përgjegjës për të luftuar fenomenin e kriminalitetit shëtitës shqiptar në Shqipëri, për një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave dhe lokaleve.

Falë Europol-it dhe në kuadër të projektit “Specter”, të financuar nga Bashkimi Europian, oficerët e Policisë Gjyqësore shqiptare morën pjesë në një takim të përbashkët me oficerët francezë në ambientet e zyrës qendrore te luftës kundër krimit shëtitës në Paris, ku u prezantuan detaje në lidhje me hetimet e kryera dhe ecurinë e mëtejshme të hetimeve.

Gjatë operacionit të zhvilluar u arrestuan 7 persona, nga këta 4 në Francë. Janë kryer dhjetëra kontrolle banesash, ku morën pjesë rreth 40 xhandarë dhe policë francezë. 3 persona të tjerë u arrestuan në Shqipëri, ku morën pjesë rreth 50 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Task – Forca “Anti – Skifter”. Personi i tetë është arrestuar dy ditë më vonë në Francë.

Kontrollet e kryera bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në veçanti në Shqipëri, të disa objekteve të vjedhura në Lorraine, Francë, në fund të vitit 2018, duke përfshirë bizhuteri të identifikuara me ndihmën e hetuesve francezë.
Pas marrjes nën hetim dhe arrestimit të tyre, të tre personat e ndaluar në Shqipëri, me vendim të Gjykatës së krimeve të Rënda të Tiranës u lanë me masë sigurie “burg pa afat”.

Si rezultat i marrjes nën hetim të një familjeje me origjinë kosovare, e cila shërbente si pikë mbështetëse për keqbërësit, u bë i mundur identifikimi, goditja dhe shkatërrimi tërësisht i këtij rrjeti të organizuar kriminal.

Ky operacion i kryer njëkohësisht në Francë dhe Shqipëri, në fushën e vjedhjeve të banesave të kryera në seri, erdhi si rezultat i një bashkëpunimi dhe hetimi të mirëorganizuar mes forcave policore dhe agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve, si edhe falë krijimit të Task – Forcës “Anti – Skifter”.

Ky operacion nuk është i pari, pasi janë zhvilluar edhe dy operacione të tjera me organet ligjzbatuese të Francës dhe Task-Forcës “Anti-Skifter”

 

Pas

AKU gjobit subjektin në Elbasan, bllokon 17.5 ton farë misri

Para

Tre deputetë i shtohen ‘opozitës së re’, kush janë kandidatët e rinj që morën mandatin nga KQZ

Para
Tre deputetë i shtohen ‘opozitës së re’, kush janë kandidatët e rinj që morën mandatin nga KQZ

Tre deputetë i shtohen ‘opozitës së re’, kush janë kandidatët e rinj që morën mandatin nga KQZ

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar