• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

PD zotohet për qetësi: Është Rama ai që e do dhunën

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
PD zotohet për qetësi: Është Rama ai që e do dhunën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka dalë në një konferencë për shtyp. Duke folur para medieve, Bardhi ka thënë se PD është doistancuar gjithmonë nga aktet e dhunës dhe Basha iu ka bërë thirrje gjithmonë protestuesve për të mos cenuar policët në krye të detyrës.

Më tej Bardhi ka dhënë porosi se kjo protestë e radhës nga Opozita do të jetë paqësore, ku nuk do të përdoret asnjë lloj akti dhunë dhe materiali luftarak kundër policisë.





“Qeveria që qëndron në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dezinformon dhe mashtron opinionin publik për qëllimin e protestës së opozitës. Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike. Deklaratat e Ministrisë së Brendshme se Partia Demokratike ka prodhuar dhe ka shpërndarë bomba molotov për protestën e sotme janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët.  I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet.  Është e dënueshme çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së. Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata përpara përgjegjësisë.

Dhuna është mjeti kryesor me të cilin Rama mban pushtetin, duke goditur qytetarët e pambrojtur. Është Edi Rama ai që nxori me gaz lotsjellës nga shtëpitë banorët tek bregu i Lumit, që kërcënon banorët e Astirit me shkatërrimin e shtëpive, që ka futur në burgje mbi 10 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot energjinë elektrike, që u ka hequr bukën e gojës mijëra të tjerëve. Ky është zemërimi në rritje i mijëra e mijëra qytetarëve të tjerë, të poshtëruar e të dhunuar nga regjimi I Edi Ranës.

Partia Demokratike është e vendosur të mos bëjë asnjë hap prapa për të drejtën themelore politike të njerëzve të lirë, votën e lirë, të pandikuar nga krimi dhe korrupsioni, njësoj siç ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani, Francë, Gjermani, Itali dhe kudo.

Protestat tona i shërbejnë vetëm këtij qëllimi. Ne jemi distancuar nga dhuna dhe e kemi dënuar atë që gjatë protestës së 11 Majit. Mediat kanë transmetuar live thirrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për protestuesit, që të mos cenojnë asnjë polic në krye të detyrës.

Skenarët kriminalë të Edi Ramës, pengimi i së drejtës për të protestuar për opozitës dhuna dhe terrori mbi protestuesit nuk kanë për të na ndalur. Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa, prandaj ne kemi mbështetjen e shumicës së shqiptarëve të ndershëm.”- tha Bardhi.

Pas

Një karrocë fëmije dhe policë që i ruhen shiut, ç’po ndodh tani para kryeministrisë? (FOTO)

Para

LIVE nga protesta e Opozitës, “Shqipëria si Europa”

Para
LIVE nga protesta e Opozitës, “Shqipëria si Europa”

LIVE nga protesta e Opozitës, “Shqipëria si Europa”

Të Gjitha

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

nga Fast News
09:00 | 06/08/2025
0

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

nga Fast News
08:30 | 06/08/2025
0

Lideri duhet t’i ketë këto cilësi

Lideri duhet t’i ketë këto cilësi

nga Fast News
08:00 | 06/08/2025
0

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

nga Fast News
17:46 | 05/08/2025
0

Recent News

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

09:00 | 06/08/2025
Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

08:30 | 06/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar