Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

ATENTATI TE URA E MIFOLIT/ Kush është shpërndarësi i picave që i shpëtoi 20 plumbave, sapo kishte dalë nga burgu

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
ATENTATI TE URA E MIFOLIT/ Kush është shpërndarësi i picave që i shpëtoi 20 plumbave, sapo kishte dalë nga burgu
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje te reja nga atentati i ndodhur pasditen e se dielen në Vlorë.

Në autostradën Levan-Vlorë në Novoselë, tek Ura e Mifolit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të një automjeti tipit “Golf” me targat AA 864 SV. Objektivi i kësaj ngjarjeje ka qenë 33-vjeçari Romarjo Alliraj.

Në drejtim të tij janë qëlluar të paktën 20 plumba, pasi kaq është numri i gëzhojave që hetuesit kanë evidentuar në vendin e ngjarjes. 33- vjeçari ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit në momentin e ngjarjes. Gjatë rrugës, në drejtim të makinës së tij është qëlluar nga një tjetër makinë, që po e ndiqte nga pas.

Makina e atentatorëve dyshohet se përbëhej nga dy persona dhe në drejtim të Allirajt ka qëlluar pasagjeri i automjetit me armë të llojit kallashnikov. Plumbat kanë kapur makinë në pjesën e pasme të saj, ndërsa në momentin që atentatorët i kanë dalë paralele për të qëlluar mbi të riun, makina e tij ka dalë nga rruga duke përfunduar në arë, në pjesën anësore të autostradës Fier-Vlorë.

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në makinën me të cilën udhëtonte Romarjo Alliraj, një “Volksëagen Golf”, nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë dhe një tjetër person, i cili mund të jetë larguar pas atentatit. Ndërkohë, Romarjo Alliraj u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku raportohet se nuk ka pasur asnjë dëmtim me plumba, pavarësisht se në drejtim të tij është qëlluar me të paktën 20 plumba kallashnikovi.

33-vjeçari, pasi ka marrë ndihmë mjekësore për dëmtimet e pësuara nga dalja e makinës nga rruga, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Vlorës për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Nga ana tjetër, në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe grupi hetimor nisën punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Në vendin e quajtur Ura e Mifolit Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke pësuar lëndime të lehta. Nuk ka të lënduar me armë zjarri”, bëhet e ditur nga Policia.

Pak pas ngjarjes, Policia ngriti postblloqe për kontrollin e zonës, por ende nuk ka asnjë të dyshuar të arrestuar.

Dyshimet janë se ngjarja mund të ketë lidhje me të kaluarën e 33-vjeçarit. Romarjo Alliraj punonte si picajol dhe rezulton se ishte i dënuar për drejtim të gabuar automjeti dhe kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu. Pritet që dëshmia e vetë shënjestrës të ndihmojë Policinë në identifikimin e autorëve.

 

 

Pas

Doli për të peshkuar, i mituri mbytet në lumin e Valbonës

Para

PD thirrje Prokurorisë për të hetuar ministrin Lleshaj: Ka prova filmike, doli nga dera dytësore e Drejtorisë së Policisë

Para
PD thirrje Prokurorisë për të hetuar ministrin Lleshaj: Ka prova filmike, doli nga dera dytësore e Drejtorisë së Policisë

PD thirrje Prokurorisë për të hetuar ministrin Lleshaj: Ka prova filmike, doli nga dera dytësore e Drejtorisë së Policisë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

nga Fast News
12:31 | 14/05/2026
0

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

nga Fast News
12:26 | 14/05/2026
0

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

nga Fast News
12:24 | 14/05/2026
0

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

nga Fast News
16:42 | 13/05/2026
0

Recent News

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

12:31 | 14/05/2026
AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

12:26 | 14/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora