Mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike kanë mbushur ditën e sotme Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Teksa na ndajnë vetëm pak çaste nga çelja e fushatës, mbështetës të PD janë vendosur në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Siç shihet nga pamjet, mbështetësit kanë shkuar në shesh me makina të shumta ndërsa janë krijuar rrathë të shumtë, në të cilët nuk do të lejohen më shumë se 10 vetë, në kuadër të masave anti-Covid.








