Trageti i linjës Vlorë-Brindisi është përplasur sot me kalatën e portit. Mësohet se në momentin e përplasjes, trageti ka qenë i ankoruar në port kur stuhia dhe dallgët e mëdha e kanë shtyrë drejt bankinës.
Drejtuesit e tragetit po luftojnë me dallgët dhe erën e fortë. Balkanweb shkruan se sipas drejtuesve të tragetit kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së barrierës mbrojtëse në portin e Vlorës.
Porti i ri i qytetit është pa barrierë mbrojtëse.