Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për atë që duhet të përfshijë një dietë e shëndetshme. Por gjatë shtatzënisë, kërkesat e trupit ndryshojnë, duke nënkuptuar nevojën për proteina shtesë, vitamina dhe minerale.
Në të vërtetë, gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë, trupi mund të ketë nevojë për një shtesë prej 300-500 kalorish çdo ditë për të përmbushur nevojat kalorike të nënës dhe fëmijës së palindur. Nëna do të ketë nevojë për përafërsisht të njëjtën sasi kalorike ekstra çdo ditë pas lindjes, gjatë muajve të parë të dhënies së gjirit.
Duke analizuar shumë lëndë ushqyese që kërkohen gjatë shtatzënisë, ne kemi përgatitur një listë të ushqimeve që nënat shtatzëna duhet të hanë gjatë një jave të rregullt.
Javët e hershme
Gjatë javës së para të shtatzënisë, ajo që do të hani do të shërbejë si rezervë ushqyese për ju dhe fëmijën tuaj. Prandaj është e rëndësishme të konsumoni të gjitha ushqimet e nevojshme.
Ushqimet e pasura me acid folik janë gjëja e duhur për të ngrënë në këtë fazë pasi ato ndihmojnë në zhvillimin e hershëm të shpinës.
Zarzavatet gjithashtu mund të ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjes së mëngjesit pasi ato janë të pasura me magnez.
– sallatë
– brokoli
– vezë
– bishtajore
Java e 4 deri në 12
Rreth javës së 6-të të shtatzënisë, qelizat e kuqe të gjakut të foshnjës fillojnë të formohen dhe zemra e saj fillon të pompojë. Në këtë fazë, ju duhet të konsumoni ushqime të pasura me hekur për të ndihmuar procesin.
Hekuri i gjetur në ushqimet jo-vegjetariane pranohet më lehtë nga trupi, megjithatë, nëse jeni vegetariane, mund të përshpejtoni procesin e thithjes së hekurit duke pirë lëngje frutash si lëngu i portokallit që janë të pasura me vitaminë C.
bulmet
mish
fruta deti
Deri në fund të tremujorit të parë, truri i foshnjës fillon të zhvillohet më shpejt se çdo pjesë tjetër e trupit. Ushqimet e pasura me acid yndyror omega-3 dhe DHA në këtë fazë do të sigurojnë ushqyes të nevojshëm për të ndihmuar në këtë proces.
skumbri
sardelet
shtojca të vitaminës prenatale që përmbajnë EPA ose DHA
Javët 13 deri në 28
Kjo është një fazë vendimtare ku foshnja po zhvillohet me shpejtësi. Keni nevojë për shumë lëndë ushqyese në këtë kohë.
Beta-karoten dhe DHA për sytë
Karrota
patate e embel
spinaq
skumbri
sardele
Kalciumi për zhvillimin dhe përforcimin e eshtrave
qumësht
kos
djathë
Vitamina D për të ndihmuar absorbimin e kalciumit
sardele
qumësht i fortifikuar
Zink për prodhimin, riparimin dhe funksionimin e ADN-së
mish i kuq
bathë
arra
drithëra
produktet e qumështit
Javët 29 deri në 40
Teksa i afroheni javëve të fundit të shtatzënisë, ka shumë gjëra që duhet të shtoni në dietën tuaj.
Vitamina K për të ndihmuar me mpiksjen e gjakut:
lakër jeshile
spinaq
brokoli
lulelakër
Kalcium dhe magnez për kocka më të forta:
qumësht
djathë
bishtajore
avokado
banane
mjedër
Selen për funksion të shëndetshëm të mushkërive
arra braziliane
vezë
oriz kaf
Pas lindjes
Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për veten pas lindjes. Ajo që do të hani, do të ndikojë në lëndët ushqyese që fëmija merr përmes gjirit. Plus, është e rëndësishme ta mbani veten të shëndetshme.
Bakri për të ndihmuar në reduktimin e inflamacionit:
farat e susamit
bajamet
arra
Beta-karoten ndihmon në zhvillimin e syve të një fëmije. Sytë e një fëmije vazhdojnë të zhvillohen deri në 6 muaj pas lindjes. Pra, ushqimi i pasur me beta-karoten do të mundësojë që foshnja të korrë përfitimet e saj përmes gjirit.
karotat
patatet e ëmbla
Ushqimet me kalori të lartë janë të rëndësishme! Gratë kanë nevojë për rreth 300 kalori shtesë çdo ditë gjatë muajve të parë të ushqyerjes me gji.
Shpërndani këtë artikull me të gjithë miqtë tuaj shtatzënë dhe anëtarët e familjes dhe na tregoni në koment se çfarë ushqyesish të tjerë dhe ushqime keni konsumuar gjatë shtatzënisë./Supershendeti