• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Meta merr pjesë në ceremoninë e Pendarovskit: Të mbështetemi te njëri-tjetri

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Meta merr pjesë në ceremoninë e Pendarovskit: Të mbështetemi te njëri-tjetri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të betimit të Presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Pas ceremonisë së betimit, Presidenti Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti Pendarovski, të cilin e përgëzoi edhe njëherë për fillimin e detyrës. Gjatë takimit, Presidenti Meta vlerësoi mbylljen e suksesshme të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në një frymë të qetë dhe demokratike në të dy raundet, si dhe mesazhet dhe qëndrimin e Presidentit të ri Pendarovksi si gjatë fushatës, edhe pas përfundimit të procesit elektoral.

“Vlerësoj qëndrimin e Presidentit të zgjedhur për ndërtimin e një shoqërie multi-etnike në Maqedoninë e Veriut dhe ku asnjë popullsi apo komunitet nuk do të ndihet i diskriminuar. Në veçanti çmoj rolin kyç të partive politike shqiptare në proceset integruese të Maqedonisë së Veriut, që u dëshmua dhe në këto zgjedhje. Shqiptarët kanë treguar vazhdimisht që janë promotorë dhe mbështetës të fuqishëm të rrugës europiane dhe zhvillimit të Maqedonisë së Veriut. Edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale, me mbështetjen e gjerë ndaj kandidaturës së Presidentit të zgjedhur, ata treguan mbështetje ndaj rrugës Euro-Atlantike dhe ndërtimit të një shoqërie dhe shteti multi-etnik”, – shtoi Presidenti Meta.



Më tej, Kreu i Shtetit shprehu bindjen se Shqipëria do të vazhdojë të jetë mikja më e mirë e Maqedonisë së Veriut, gjithmonë mbështetëse e progresit të saj, që prej pavarësisë. “Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit dypalësh, me qëllim forcimin dhe thellimin në të gjitha fushat”, – u shpreh Kreu i Shtetit. Presidentët Meta dhe Pendarovski theksuan rëndësinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të dy vendeve, si një mesazh i fuqishëm për perspektivën europiane të gjithë rajonit. “Ne na bashkon synimi i përbashkët i integrimit evropian të vendeve tona, rrugë gjatë së cilës mund të mbështetemi tek njëri-tjetri”, – theksoi ndër të tjera Presidenti Meta. Në fund të takimit Kreu i Shtetit e ftoi Presidentin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë sa më të përshtatshme, ftesë që u mirëprit me kënaqësi.

Pas

Vjen goli i parë, Çinari ngre peshë tifozët e Partizanit

Para

Spektakël në tribuna, pjesa e parë e derbit mbyllet në barazim

Para
Vjen goli i parë, Çinari ngre peshë tifozët e Partizanit

Spektakël në tribuna, pjesa e parë e derbit mbyllet në barazim

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar