Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të sotëm përpara gazetarëve i ka kujtuar sot Lulzim Bashës një mesazh që i ka dërguar kohë më parë në kohën që lideri i opozitës i ka hyrë rrugës së protëstave.
“Përfytyroni veten tuaja në duke parë në ekran nëse ai atje poshtë do isha unë mbrëmë… Por nuk ka më dëshirë të merrem me asnjë që ka bërë zgjedhjen e vet në media…
Dhe e fundit, unë e di që mund të tingëllojë si predikim në hava, por një mesazh kam për mikun tim Lulzim Basha: Kujtoje mesazhin që të kam çuar kujt i ke hyrë kësaj rruge, kohë më parë, dhe po ta përsëris, nuk je vonë të kthehesh nga kjo rrugë.
Llogarinë ata që të ndjekim do ta kërkojnë ty!! Po ti nuk je lider, se nuk ka lider në bota ta tërheqë popullin tek një stacion, se të dëgjova dje me zë të ngjitur dhe të dhimbsur “aman ik’, po unë jam këtu gjithmonë për dialog…
Fatmirësisht ata me Bashën në krye thonë se s’kanë asnjë nevojë për karrige, atëherë s’kemi pse mos ulemi, se s’duan as pushtet as karrige por të mirën e popullit.
Ulemi dhe i kthejmë në veprim të gjitha shqetësimet që ata si popull kanë për të përmirësuar jetën e popullit.
Nëse kjo nuk është një luftë e ulët për të bërë një pazar, gjë qe e besoj se besoj gjithë çfarë thotë Luli, atëherë jemi në rregull, të ulemi dhe të flasim, përndryshe më herët se vonë, turpi do t’i ndjekë pas gjithë kohës ata të cilët kanë ende mundësi të kenë turp”, ka thënë Rama