• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Raporti 2018/ Ujësjellësat shtojnë stafin, por sjellin më pak ujë

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Raporti 2018/ Ujësjellësat shtojnë stafin, por sjellin më pak ujë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një situatë problematike në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve është ajo që ilustrohet në raportin e Entit Rregullator të Ujit për vitin 2018. Të dhënat tregojnë se furnizimi me ujë të pijshëm është përkeqësuar, ndërkohë që është rritur numri i punonjësve pranë këtyre ndërmarrjeve. Për vitin që lamë pas, mbulimi me ujë u bë për 78.2% të territorit nga 78.3% që ishte shkalla e mbulimit në vitin 2017.

“”Mbulimi me Furnizimin me Ujë” ka një përkeqësim të vogël me 0.09% krahasuar me vitin 2017. Popullsia në juridiksion ka pësuar një rritje me rreth 292.579 banorë dhe nga ana tjetër dhe popullsia e shërbyer është rritur me rreth 226.910 banorë.





Përkeqësimi argumentohet me përfshirjen në zonën e shërbimit të shoqërive UK të riorganizuara të mjaft zonave rurale (zona të bardha) në të cilat nuk ekzistojnë sisteme inxhinierike të furnizimit me ujë”, theksohet në raportin e ERRU-së.

Shqetësues është edhe niveli i humbjeve. E thënë ndryshe, e ujit që derdhet dhe nuk arkëtohet dhe që vlerësohet në 63.4% të totalit.

“Uji Pa të Ardhura” ka një përmirësim me 2%, por ende mbetet në nivele të larta. Për vitin 2018 mesatarisht prodhohet 304 litra ujë në ditë për frymë ndërkohë që faturohet 107 litra. Performanca pozitive e këtij treguesi duhet marrë me rezervë, sepse llogaritja e tij bëhet në baza vlerësimi (jo matje) për shkak të mungesës në përgjithësi të matësave të ujit në burim”, shkruhet në raport.

Ndaj kësaj situate ka reaguar eksperti i ekonomisë, Zef Preçi. Sipas tij, asgjë të re nuk ka nga ky sektor, përveçse përkeqësim të treguesve kryesorë. “Ne cdo 3 litra uje te leshuar ne rrjet, vetem 1 liter kthehet ne leke ne arken e shoqerise publike perkatese, pjesa tjeter ose 65% raportohet si humbje perndryshe uje pa te ardhura… Kjo situate eshte e pandryshuar prej nja dhjete vitesh…”, shkruan Preçi.

POSTIMI I PLOTË:

ASGJE E RE NGA MENAXHIMI I UJESJELLESVE OSE “SELANIK E TATEPJETE…”
(Duke lexuar raportin vjetor te ERRU per vitin 2018)

Nder konstatimet kryesore te shprehura ne tabelen e perzgjiedhur dhe ne raportin e publikuar te bien ne sy edhe sa vijon:
a) Ne cdo 3 litra uje te leshuar ne rrjet, vetem 1 liter kthehet ne leke ne arken e shoqerise publike perkatese, pjesa tjeter ose 65% raportohet si humbje perndryshe uje pa te ardhura… Kjo situate eshte e pandryshuar prej nja dhjete vitesh…
b) Ne total stafi i shoqerive UK eshte rritur gjate 2018-tes me 333 punonjes (sipas parimit “shto uje e shto miell…”)
c) Te gjithe operatoret e ujit ose kane rritur me pare (Tirana, 2017) ose jane proces rritjeje te tarifes se konsumit te ujit, ndersa enti perkates rregullator eshte ne proces rishikimi te metodologjise perkatese…
d) Ne raport asnje fjale per faktin qe uji eshte papijshem qe paguhet si uje i pijshem, as per faktin se cdo rritje tarife cenon direkt nivelin e jeteses se qytetareve, sidomos shtreses me te varfer te tyre…

E megjithate, shkenca e menaxhimit te ketij utiliteti publik na meson se permiresimi i cilesise se sherbimit mund te vije kryesisht vetem nga reduktimi i fuqise punetore dhe rritja e normes se arketimit. Deri atehere…

Pas

Akademiku Fuga letër Ramës dhe Metës: Të shkarkohet ministrja Shahini pa humbur kohë

Para

Vasili sulmon Shahinin: Zot na ruaj nga gjëma e shkollëpaktës

Para
Vasili sulmon Shahinin: Zot na ruaj nga gjëma e shkollëpaktës

Vasili sulmon Shahinin: Zot na ruaj nga gjëma e shkollëpaktës

Të Gjitha

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

nga Fast News
15:57 | 07/06/2025
0

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

nga Fast News
15:55 | 07/06/2025
0

Recent News

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

16:06 | 07/06/2025
Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

16:04 | 07/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar