Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ju kërkoj ndjesë” U kritikua për trajnimin që kishte shumë njerëz, reagon për herë të parë Ermal Mamaqi

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Ju kërkoj ndjesë” U kritikua për trajnimin që kishte shumë njerëz, reagon për herë të parë Ermal Mamaqi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas kritikave të shumta që u bënë në lidhje me trajnimin ku morën pjesë shumë njerëz duke shkelur kështu dhe rregullat për shkak të situatës së pandemisë, ka reaguar për herë të parë aktori i humorit Ermal Mamaqi.

Kujtojmë se një ditë më parë, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli zbuloi se Mamaqi ishte gjobitur nga autoritetet përkatëse në lidhje me shkeljen e kryer.

Gjithashtu kjo situatë nuk kaloi pa u komentuar dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se shembuj të tillë nuk duhet të vinë nga persona si Ermal Mamaqi, edhe pse ka respekt për të duke e patur mik.

“Kam shumë respekt për Ermal Mamaqin se e kam mik, por nuk mund të japë një shembull të tillë. Ka marrë gjobën që meriton. Ka shkelur rregullat, është e pafalshme. E mora këtë shembull se e kam mik për të mos thënë ndonjë emër tjetër që të merrej si sulm.

Ka pasur edhe raste të politikanëve edhe në radhët tona që nga mosdija, por edhe nga neglizhimi kanë shkelur rregullat. I kuptoj shumë mirë studentët që duan të rikthehen në auditorë por nuk janë kthyer në vendet e tjera” – tha Rama.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ndërkohë në reagimin e tij në rrjetet sociale, Mamaqi thotë se trajnimi ishte menduar të bëhej me pak veta, “por ndodhi që në trajnim erdhën më shumë nga çfarë ishte planifikuar dhe e kishim të vështirë të mos ti pranonim brenda…”.

Kështu, aktori bën me dije se ka vendosur që “deri në rikthimin e normalitetit trajnimet do të jenë të gjitha online”.

REAGIMI I PLOTE

Miq të dashur, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju është krijuar nga fotoja e aktivitetit.

Më lejoni t’ju sqaroj që trajnimi Mendo Ndrysho pritej të bëhej nga një grup i vogël njerëzish, kryesisht stafi ynë, duke respektuar masat e Covidit.
Por ndodhi që në trajnim erdhën më shumë nga çfarë ishte planifikuar dhe e kishim të vështirë të mos ti pranonim brenda…

Sidoqoftë edhe pse u munduam të kishim një distancë si ajo që është në kinematë që vazhdojnë aktivitetin, marr përgjegjësi të plotë për rastin që nuk duhet të ndodhte.

E di që situata që po kalon i gjithë planeti është shumë sfiduese.

Por pikërisht kjo situatë më ka shtyrë të bëj këtë që po bëj tani. Të ndaj me ju mësime që i kam mësuar nga më të mirët dhe i kam aplikuar në jetën time.

Ajo që ndodh në këto trajnime është e mrekullueshme, njerezit janë më të motivuar për jetën, punën dhe të ardhmen. A nuk është kjo ajo që duam?

Më falni Miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm për vete diçka që e di me siguri se transformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë.

Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe ju sqaroj përsëri që dendësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat tregtare.

Ju uroj të gjithëve që të jeni mirë bashkë me familjet tuaja!

Deri në rikthimin e normalitetit trajnimet do të jenë të gjitha online.

Pas

Virusi nuk ndalet/ Rekord të infektuarish në 24 orët e fundit, ja sa viktima janë shënuar

Para

“O zemra ime ti” Çiljeta e pikëlluar pas humbjes së babait: Nuk më mbarojnë fjalët se çfarë njeriu ke qenë

Para
“O zemra ime ti” Çiljeta e pikëlluar pas humbjes së babait: Nuk më mbarojnë fjalët se çfarë njeriu ke qenë

“O zemra ime ti” Çiljeta e pikëlluar pas humbjes së babait: Nuk më mbarojnë fjalët se çfarë njeriu ke qenë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora