Joe Biden është betuar sot mbi Bibël, duke u bërë kështu zyrtarisht President i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së këtij posti, Biden është shprehur se vendi është goditur nga dhuna dhe të gjithë mësuan se demokracia është e çmuar, por e brishtë.
Ai i premtoi popullit se do të bëjë të pamundurën që të rikuperojë miliona vende pune që janë humbur gjatë pandemisë dhe mijëra biznese që janë mbyllur.
Një pjesë e fjalimit të Joe Biden
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Ju falenderoj të gjithëve. Ky është një vend i jashtëzanshëm. Ne jemi njerëz të mirë. Kemi bërë shumë dhe kemi shumë për të bërë. Ka shumë për të bërë, për të ndërtuar, për të shëruar, për të fituar. Kemi shumë sfida përpara, në një kohë të vështirë që ndodhemi tani. Miliona njerëz kanë humbur punën, mijëra biznese janë mbyllur. Do e mundin dhe do fitojmë mbi terrorizmin, supermacinë e bardhë që janë kërcënuese për vendin. Do mbjellim bashkimin në këtë vend. Bashkimin. Sot po bashkojmë njerëzit tanë. Demokracia nuk kërkon vetëm fjalë, por duhen veprime. Falenderoj gjithë bashkëpunëtorët e mi, kjo sot është dita e demokracisë. Ne kërkuam që ta merrnim pushtetin në mënyrë paqësore. Historia e Amerikës nuk varet nga një njeri i vetëm, por nga të gjithë ne. Sot nuk festojmë triumfin e një kandidati të vetëm, por triumfin e popullit amerikan. Sot është një ditë e shënuar, një ditë historike, një ditë shprese. Pamë dhunën që goditi themelet e vendit, por sot ajo që mbizotëron është demokracia. Kjo demokraci për të cilën mësuam se është e çmuar, por e brishtë”.