Në këto momente po mbahet në ambientet e jashtme të Capitol Hill, ceremonia e betimit të Joe Biden si president i 46-të i SHBA.
E para është betuar zv.presidentja Kamala Harris.
Ajo do të jetë zyrtarisht gruaja e parë me ngjyrë dhe e para zv.presidente nga Azia Jugore.
Ajo u betua nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Sonia Sotomayor.