• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tirja hiqej si tezja e pacientes që ndërroi jetë, dalin detajet tronditese nga skandali te ‘Shefqet Ndroqi’

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Tirja hiqej si tezja e pacientes që ndërroi jetë, dalin detajet tronditese nga skandali te ‘Shefqet Ndroqi’
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Tire Alldervishi është sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” e cila u hoq si infermiere duke i marrë 8 milione lekë vajzës së një pacienteje me C OVID19.

Ajo  ka dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi “arrest me burg” për Alldervishin që akuzohet për “mashtrim me pasoja të rënda”.

Ndërkohë prokurori  i çështjes, Bledar Valikaj, ka deklaruar në seancë se po zhvillohen hetime nëse kemi të bëjmë një skemë zhvatje ndaj të sëmurëve me C OVID-19. Duke dhënë detaje ai është shprehur se Alldervishi ka kërkuar fillimisht 2 mije lek vetëm për të futur telefonin. Tirja i jepte kallëzueses edhe një liste me ilaçe që duhet të blinte për kurimin e së ëmës. Ajo në momente të caktuara ka kërkuar edhe 7 mijë lek, madje i cilësonte pak.

Burime për Report Tv nga spitali thonë se sanitarja Alldervishi është hequr tek personeli i sanatoriumit, sikur e kishte teze pacienten, që më pas fatkeqësisht humbi jetën.

Detajet

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar më datë 13.01.2021 procedimin penal në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, të parashikuar nga nenet 143/2 të Kodit Penal. Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallëzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962, pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallëzueses, e cila ishte e shtruar në spital me C ovid-19, duke iu prezantuar si infermiere, ndërkohë që ishte sanitare e spitalit.

Gjithashtu, në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur. Në datën 28.11.2020 mamaja e kallëzueses është shtruar te Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital me datë 25.12.2020.

Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë, ajo i ka kërkuar një shumë parash, prej 2000 lekësh, në mënyrë që t’i jepte telefonin së ëmës së denoncuese, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal.

Kur shkon në lokal, i ka thënë: “Meqenëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve, e cila ishte 10,000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin”. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallëzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën, dhe përpos tyre, i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë.

Kallëzuesja nuk e dinte a po ua jepnin ilaçet apo jo, sepse mamaja e saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnin ata. Shuma e paguar në total është rreth 800.000 lekë të rinj, pa llogaritur ilaçet që kallëzuesja, sipas instruktimit të Tire Alldervishit, i blinte nëpër farmaci të ndryshme për t’ia dhënë asaj me qëllim që të bëhej mjekimi i mamasë së saj. Komunikimet ndërmjet Tire Alldervishit dhe kallëzueses janë bërë si verbalisht, ashtu edhe nëpërmjet rrjetit të komunikimit “WhatsApp”.

 

Pas

“Më ka mbetur që e vogël” Luana Vjollca zbulon vesin nga i cili nuk po shpëton dot

Para

Çfarë po ndodh në Wuhan? 10 ekspertë të OBSH ‘zbarkojnë’ në qytetin ku lindi virusi

Para
Çfarë po ndodh në Wuhan? 10 ekspertë të OBSH ‘zbarkojnë’ në qytetin ku lindi virusi

Çfarë po ndodh në Wuhan? 10 ekspertë të OBSH ‘zbarkojnë’ në qytetin ku lindi virusi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

nga Fast News
11:52 | 20/09/2025
0

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

nga Fast News
11:48 | 20/09/2025
0

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

nga Fast News
11:14 | 20/09/2025
0

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

nga Fast News
11:05 | 20/09/2025
0

Recent News

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

11:52 | 20/09/2025
S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

11:48 | 20/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar