• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Paradoks në Shqipëri/ A duhet shkolla? Papunësia më e ulët tek personat me arsim 9 vjeçar

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Paradoks në Shqipëri/ A duhet shkolla? Papunësia më e ulët tek personat me arsim 9 vjeçar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nëse ke mbaruar shkollën e lartë, ke më shumë mundësi që të mbetesh i papunë, në krahasim me dikush që ka vetëm arsim 8-9 vjeçar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se shkalla e papunësisë për personat që kanë mbaruar vetëm 8-9 vjeçaren është më e ulëta nga gjithë të tjerët, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Për meshkujt me arsim 8-9 vjeçar, norma e papunësisë në fund të tremujorit të tretë 2020 ishte 9.2%, ndërsa për femrat 9.5%. madje për meshkujt ka pasur një ulje të kësaj norme gjatë kohës së pandemisë, nga 9.4% të regjistruar në tremujorin e tretë 2019. Ndërsa për femrat është rritur ndjeshëm, në krahasim me 7.3%, që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Papunësia më e lartë rezulton tek ata që janë më arsim të mesëm, që për meshkujt është 13.4% dhe për femrat 14.4%.

Edhe arsimi i lartë nuk ndihmon shumë për të gjetur punë, sidomos për femrat. Sipas INSTAT, në fund të tremujorit të tretë 2020, norma e papunësisë te meshkujt me arsim të lartë ishte 11%, ndërsa te femrat kjo përqindje arrin në 13.1%.

Sipas ekspertëve, kjo dukuri ka lidhje me dy faktorë

-Së pari, vendi ka si avantazh konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore dhe si rrjedhojë, kompanitë prodhojnë dhe eksportojnë kryesisht produkte me vlerë të shtuar të ulët (si psh fasoni) për të cilat nuk nevojitet fuqi punëtore e kualifikuar.

-Së dyti, personat me arsim 8/9 vjeçar janë më pak të angazhuar në tregun e punës, duke pasur një shkallë të lartë inaktivitetit dhe si rrjedhojë ata nuk konsiderohen të papunë. Sipas INSTAT, në rang kombëtar, shkalla e inaktivitetit në vend ishte 41.2% në fund të tremujorit të dytë. Më i lartë ky tregues është për ata që kanë arsim 8/9 vjeçar, me 50%, më pas me arsim të mesëm (37%), ndërsa është shumë më i ulët për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë, ku vetëm 24% e tyre kanë zgjedhur të mos punojnë.

Treguesi i papunësisë ndër të arsimuarit shqiptare tregon se shkolla nuk ka lidhje me tregun e punës.

Sipas INSTAT, rezulton se pjesa më e madhe e të rinjve preferojnë të studiojnë “Shkencat sociale, biznes dhe ligji”, teksa nevojat e tregut në shërbime, bujqësi dhe fason.

Sistemi arsimor dhe tregu i punës prej vitesh janë në një rreth vicioz, teksa bizneset akuzojnë qeverinë se nuk po përgjigjet me sisteme arsimore që i vlejnë tregut të punës. Nga ana tjetër në qarqet universitarë profesorët mendojnë se bizneset shqiptare nuk po zhvillojnë degë të ekonomisë që kërkojnë kualifikim të lartë.

Një pjesë e madhe e studentëve apo të rinjve që mbarojnë shkollën universitetet, sot punojnë në sektorin e call-center.

Mungesa e vendeve të punës me vlerë të shtuar, që kërkojnë angazhimin e profesionistëve dhe paguajnë mirë, vlerësohet si një nga arsyet se pse ka një emigracion të shtuar të njerëzve të aftë. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në një raport të vitit 2020 konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000/2001 deri në 2015/2016.

Revista Monitor

Pas

Tërmet i fortë shumë afër Shqipërisë, ja ku u lëkund toka dhe sa ishte magnituda

Para

“Kanë shitur hyrjet nga tre herë” Konflikti mes 2 ndërtuesve në Tiranë, flet një grua: Më ka 4800 euro borxh

Para
“Kanë shitur hyrjet nga tre herë” Konflikti mes 2 ndërtuesve në Tiranë, flet një grua: Më ka 4800 euro borxh

“Kanë shitur hyrjet nga tre herë” Konflikti mes 2 ndërtuesve në Tiranë, flet një grua: Më ka 4800 euro borxh

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse lakmia na lë të varfër?

Pse lakmia na lë të varfër?

nga Fast News
10:13 | 20/09/2025
0

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

nga Fast News
10:00 | 19/09/2025
0

Recent News

Pse lakmia na lë të varfër?

Pse lakmia na lë të varfër?

10:13 | 20/09/2025
Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

10:30 | 19/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar