• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Nesër sërish në punë? Ja disa këshilla se si ta keni më të lehtë rikthimin pas festave

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Nesër sërish në punë? Ja disa  këshilla se si ta keni më të lehtë rikthimin pas festave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ditët e pushimit gjatë festave janë fantastike për tu rimëkëmbur nga ritmi kaotik i ditëve plot angazhime të vitit, por edhe për të kaluar më shumë kohë me veten dhe familjen.

Kthimit në punë i druhen të gjithë dhe në shumë raste, thjesht ideja të shteron energjitë.

Këshillat e mëposhtme ju ndihmojnë për të përballuar me sa më pak vështirësi kthimin në punë pas festave.

Pranoni realitetin

Si çdo gjë në jetë, edhe pushimet e kanë një afat. Ndaj mos u demoralizoni por pranoni realitetin.

Jini të ndërgjegjshëm dhe përgatituni shpirtërisht për faktin se ditët e para të rutinës suaj të punës do të jenë të vështira.

Vendosni prioritete

Gjatë kthimit në punë, mund t’ju duket sikur keni një mal me detyra për të bërë.

Mos u frikësoni. Mjafton të vendosni prioritete mes detyrave që keni për të bërë, duke ia nisur me ato urgjentet.

Hapni postën elektronike para kthimit në punë

Mos u frikësoni nga prania e njoftimeve në adresën tuaj elektronike të punës.

Për të lehtësuar kthimin në punë, një mbrëmje më parë hapeni postën elektronike dhe shikoni gjërat më urgjente për t’u bërë të nesërmen.

Në mbrëmje bëni gati rrobat, çantën, portofolin dhe çdo gjë që ju duhet për t’ia nisur ditën mbarë.

Shkoni më herët në zyrë

Nëse shkoni më herët në zyrë, jo vetëm që do të shmangni trafikun, por edhe ankthin që shkakton ai.

Arsyeja e dytë përse duhet të shkoni më herët në zyrë është se mund t’i jepni kohë vetes që të përshtateni me ambientin dhe kolegët.

Ju mund ta nisni ditën me një filxhan kafeje dhe do të keni kohë për të pastruar dhe sistemuar këndin tuaj të punës.

Planifikoni një drekë jashtë

Gjatë ditës së punës përpiquni të merrni pushime të shkurtra dhe, mbi të gjitha, planifikoni që të hani drekën jashtë me kolegët dhe miqtë.

Pushimet e shkurtra në punë janë ideale për të shmangur frikën e ngecjes në ambient të mbyllur.

Përpos të tjerave, do të keni mundësi të ndërveproni dhe komunikoni me kolegët, gjë që përbën pikënisjen e marrëdhënieve shoqërore.

Dëgjoni muzikë

Muzika është ideale për të larguar plogështinë e ditës së parë në punë. Gjeni këngët që ju pëlqejnë, mundësisht ato që nuk ju përgjumin, dhe dëgjojini gjatë ditës.

Do të keni mundësi që të përqendroheni mjaftueshëm për të bërë punën me sukses.

Revista Class

Pas

Dita e fundit si ministre e Mbrojtjes/ Kjo është lëvizja e papritur e Olta Xhaçkës

Para

Ministria publikon shifrat, çfarë ka ndodhur me situatën nga virusi 24 orët e fundit

Para
Ministria publikon shifrat, çfarë ka ndodhur me situatën nga virusi 24 orët e fundit

Ministria publikon shifrat, çfarë ka ndodhur me situatën nga virusi 24 orët e fundit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

nga Fast News
10:00 | 19/09/2025
0

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

nga Fast News
09:30 | 19/09/2025
0

Recent News

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

10:30 | 19/09/2025
BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

10:30 | 19/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar