• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Jo vetëm pandemia/ Këto janë ngjarjet më të bujshme në 2020, tërhoqën vëmendjen e të gjithëve

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Jo vetëm pandemia/ Këto janë ngjarjet më të bujshme në 2020, tërhoqën vëmendjen e të gjithëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Padyshim 2020 është një nga vitet më të vështira në historinë e botës.

Dhe Revista “Times” në një artikull të fundit e cilësoi si më të keqin në histori.

Por edhe pse do të mbahet mend më shumë për pandeminë e C OVID19 që gjunjëzoi njerëzimin, kishte dhe ngjarje të tjera që dominuan në këtë periudhë 12 mujore.

Fundi i Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian

Deputetet e Evropës e kanë përkrahur marrëveshjen e Brexit me 621 vota pro dhe 49 kundër, duke i hapur kështu rrugën Mbretërisë së Bashkuar të largohet nga Bashkimi Evropian. Eurodeputetët këndojnë dhe mbajnë duart e njëri-tjetrit pasi miratuan tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE gjatë një seance plenare në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Harvey Weinstein u dënua me 23 vjet, për përdhunim dhe ngacmim seksual

Producenti i filmave, Harvey Weinstein, u shpall fajtor për këtë vepër në një gjyq të New York-ut. Harvey Weinstein lë një gjykatë të Manhattanit pas një dite të dytë për gjyqin e tij mbi akuzat e përdhunimit dhe sulmit seksual. 16 janar 2020

Vdekja e Kobe Bryant

Superylli i NBA-së ndërroi jetë më 26 janar në një përplasje helikopteri së bashku me tetë persona të tjerë, përfshirë vajzën e tij 13-vjeçare Gianna.

Lëvizja Black Lives Matter e cila shpërtheu në SHBA, reflektoi edhe në nivel global

Kauza e Black Lives Matter apo BLM, shpërtheu pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd më 25 maj të vitit 2020. Floyd vdiq pasi njëri prej oficerëve gjatë arrestimit të tij ia vendosi gjurin në qafë për gati 8 minuta. Protestat që kishin për qëllim vetëdijësimin e aspektit racor dhe sjelljes së oficerëve, reflektuan edhe në shumë vende të botës.

Shpërthimi masiv që shkatërroi Bejrutin

Më 4 gusht, ndodhi një shpërthim masiv në portin e Bejrutit në Liban, që ia mori jetën 200 personave. Një zjarr shkaktoi shpërthimin e 2,750 tonë të kimikateve, të cilat ishin të ruajtur në portin detar të kryeqytetit libanez.

Protestat në Bjellorusi

Protestat në Bjellorusi shpërthyen në gusht pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, ku doli sërish fitues Aleksandër Lukashenko. Ky i fundit thuhet se fitoi 80 për qind të votave. Motivi i këtyre demonstratave lindi pasi opozita fajësoi Lukashenkon për manipulimin e rezultatit, derisa iu kërkua edhe dorëheqja e tij. Protestat vazhdojnë ende edhe sot, por kryesisht gjatë fundjavës.

Helmimi i opozitarit rus Alexei Navalny

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, më 20 gusht ishte helmuar me agjentin nervor Novichok. Ai kishte filluar të ndihej keq derisa nga qyteti Tomsk po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë. Për një kohë të gjatë ai ishte trajtuar në një spital në qytetin e Berlinit të Gjermanisë. Një hulumtim i përbashkët midis Bellingcat, The Insider, Der Spiegel dhe CNN, ka zbuluar të dhëna që implikojnë Shërbimin rus të Sigurisë (FSB) në helmimin e kundërshtarit të Vladimir Putinit.

Vdekja e Ruth Bader Ginsburg

Anëtarja e Gjykatës së Lartë në SHBA dhe kampionja e të drejtave të grave ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare më 18 shtator.

Vrasja e mësuesit në Francë

Një djalë 18-vjeçar me origjinë çeçene ia preu kokën një mësuesi në periferi të Parisit, pasi ky i fundit iu kishte demonstruar nxënësve të tij disa prej karikaturave të Profetit Muhamed në një orë civile mbi lirinë e shprehjes. Abdullakh Anzorov ia preu kokën Samuel Patyt në mes të ditës, derisa u vra më pas nga policia.

Flakët masive që mbërthyen Kaliforninë ‘shkaktuan’ evakuimin e mijërave njerëzve në të gjithë shtetin. Kjo dukuri la disa persona të vdekur.

Eskalimi i dhunës në Nagorni-Karabaku

Në fund të muajit shtator filluan përpleshjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabaku. Palët të cilat nënshkruan një marrëveshje armëpushimi me ndërmjetësimin e Rusisë, e shkelën atë ku u raportua për disa përplasje.

Kampi Moria

Kampi Moria në ishullin Lebsos të Greqisë që ishte shtëpi për mijëra migrantë u dogj në muajin shtator.

Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Kandidati i demokratëve, Joe Biden, fitoi zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, duke fituar kështu 306 vota elektorale. Fitorja e tij u konfirmua më 14 dhjetor edhe nga Kolegji Zgjedhor në SHBA.

Vdekja e legjendës së futbollit, Diego Maradona

Ish-futbollisti argjentinas Diego Maradona, ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare pas sulmit në zemër.

Astronautët u ngjitën për herë të parë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), me një kompani private

Kapsula e Spaxe X transportoi astronautët për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, shtëpia e tyre e deri në pranverë.

Shpërthimi në Nashville të SHBA-së

Në ditën e Krishtlindjes u raportua për një shpërthim në qytetin e Nashville të SHBA-së, që la të lënduar tre persona si dhe dëmtoi disa ndërtesa. Anthony Quinn Warner, 63-vjeçar që kreu “sulmin vetëvrasës”, ishte përgjegjës për shpërthimin e një automjeti në qendër të qytetit. Para se të vdiste Warner thuhet t’i ketë thënë njëri prej fqinjëve të tij që “bota nuk do ta harronte kurrë atë”.

Pas

“Mirënjohës deri në vdekje” U shërua nga virusi, biznesmeni i shkruan mjekut Kalo: Falë jush kam jetë të dytë

Para

Njihuni me Jacinda Ardern/ Kryeministrja që erdhi nga arat, ja si arriti të ngjitej në majë

Para
Njihuni me Jacinda Ardern/ Kryeministrja që erdhi nga arat, ja si arriti të ngjitej në majë

Njihuni me Jacinda Ardern/ Kryeministrja që erdhi nga arat, ja si arriti të ngjitej në majë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Peshëngritja largon depresionin

Peshëngritja largon depresionin

nga Fast News
08:00 | 19/09/2025
0

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

Recent News

Peshëngritja largon depresionin

Peshëngritja largon depresionin

08:00 | 19/09/2025
Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar